Të fundit

OJQ “Be Active 16 i dhuron 3 piktura Shtëpisë shëndetit në Preshevë

Organizata joqeveritare “Be Active 16” i dhuroi Shtëpisë së shëndetit në Preshevë 3 piktura, konkretisht repartit te pediatrisë.Pikturat kanë për qëllim zbukurimin e koridorit të repartit pediatrik dhe relaksimin e femijëve dhe prindërve gjatë pritjeve. Skicen e projektit e ka bërë Zeljko Lonçar,ndërsa janë pikturuar nga artistët Enis Abazi dhe Jovana Banjanac.

Dy piktura jane vendosur dje,ndërsa pikturen e fundit pritet që ta vendosim gjatë ditë së sotme ose më së voni nesër. Projekti “Ngjyrat e shëndetit”është përkrahur financiarishtë me 300.000 dinarë nga ana e Ministrisë së kulturës dhe informimit të Serbisë. Ky është njëri ndër projektet e shumta që organizata Beactive i dhuron institucioneve të ndryshme të komunës së Preshevës