Kryesore

Aliu për T7 : Presheva në pritje të ndihmave nga Kosova [VIDEO]

Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu në një intervistë për televizionin T7 foli rreth gjendjes aktuale që ka shkaktuar pandemia e virusit Covid-19, transmeton Ministria Lajmeve.

Aliu njëherit është edhe anëtar i Shtabit komunal për Situata të Jashtëzakonshme. Ai gjatë kësaj interviste ka deklaruar se gjendja momentale në Preshevë është e qetë dhe ende nuk ka ndonjë rast të infektuar me Covid-19.

Ndonëse tashmë është bërë e ditur se i vetmi rast në Luginën e Preshevës është në komunën e Bujanocit si dhe personi është i nacionalitetit serb, sipas Aliut.

Pyetjes së moderatorit rreth qeverisë serbe se a po i dalin në ndihmë shqiptarëve që jetojnë në këto treva, Aliu është shprehur se luginasit aktualisht janë në një situatë të “jetimit” që nuk kanë mbështetje nga autoritet qëndore serbe, por ai ka shtuar se fatkeqësia më e madhë është që shiptarëve të Luginës nuk iu është kushtuar vëmendje as interesim minimal nga Kosova dhe Shqipëria.

“Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot Kosova nuk i ka kushtuar vëmendje Preshevës, si duket kanë harruar se edhe në Serbi jetojnë shqiptar dhe se duhet interesuar ndokush edhe për ata ” – ka deklaruar zëvendës kryetari i Preshevës Armend Aliu.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë :