Lajme

Aleksiq: Vuçiq po organizon tubimin madhështor, ndërsa shqiptarët po marrin komunat në veri!

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, në Kuvendin e Serbisë, ka paralajmëruar se derisa presidenti Aleksandar Vuçiq “organizon kundër tubim në Beograd”, shqiptarët po marrin në dorë komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se kjo ka ndodhur për shkak se shumicës së serbëve nga veriu i Kosovës “janë urdhëruar që të vijnë në mbledhjen e Partisë Progresive Serbe” në Beograd, njofton Partia Popullore.

Aleksiç deklaroi se Vuçiq po i “sjell” serbët nga veriu i Kosovës “me autobusët e Kurtit.

“Është e qartë se Vuçiq ka bërë marrëveshje me Kurtin dhe se deri më tani ka punuar në marrëveshje me të që serbët në “Kosovë e Metohi” dhe territorin e Serbisë t’ua dorëzojë shqiptarëve”, tha ai.