Aleksandër Vuçiç përfshin edhe Tiranën në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, përmend edhe dy emra
Serbia thotë se e ka emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviç, politikanit nga Kosova, i cili u ekzekutua në Mitrovicën veriore.
Ai ka përmendur disa emra dhe ka theksuar se Kosova është duke penguar bashkëpunimin dhe duke kryer hetime politike.
Vuçiç ka thënë se organet serbe e dinë, ose sic ka thënë mendojnë se e dinë se kush është emri i vrasësit. Por sipas tij ka dëshmi këtu ka dëshmi dhe në Tiranë.
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Pyes përse nuk na i japin videot nga aeroporti i Tiranës, Rinasi. Përse nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe çfarë ka bërë ai në aeroportin e Tiranës, prej nga ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas? Këto janë të gjitha pyetje për të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje.
Presidenti serb i ka bërë këto komente pas takimit me kongresimenin amerikan Eliot Engel. Ai ka theksuar se një pjesë e këtyre dëshmive mund të jenë edhe në aeroportin e Tiranës.
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Është akuzuar gjysma e botës, por ende nuk e dimë kush është ai që ka vrarë Olliver Ivanoviç, përse dhe për çfarë motivi. Përse nuk na thonë?
Vuçiç ka thënë se ka shumë dëshmi kontradiktore që nuk kanë mundur të verifikohen në mungesë bashkëpunimi