Lajme

Arrestohet në Gjermani 32 vjeçari nga Kosova, dyshohet se vrau të dashurën e tij

Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Gjermani.

Ai dyshohet se e ka vrarë një grua të moshës 33-vjeçare, e cila ishte partnerja e tij.

Ngjarja ndodhi sot në qytetin e Minfeld-it.

Patrulla e policisë e ndaloi makinën që e drejtonte kosovari
Ai kishte edhe një armë në dorë.
Në makinë u gjend trupi i viktimës, shkruan Bild.de.
Me kërkesën e prokurorit i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje.
Hetimet po vazhdojnë derisa policia nuk ka dhënë detaje të tjera.