Lajme

Albin Kurti: Rugova ishte humanist, intelektual e shqiptar i urtë që e donte popullin e vet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka kujtuar në 14 vjetorin e vdekjes, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën. Lideri i LV-së, ka deklaruar se Rugova ka qenë intelektual e humanist, që i ka evituar konfliktet e të cilin e ka vlerësuar si shqiptar të urtë që e donë popullin e tij.

Kurti ka kujtuar edhe atë që historiani britanik Noel Malcolm ka deklaruar për Ibrahim Rugovën.

“Historiani britanik Noel Malcolm ka theksuar se Presidenti Ibrahim Rugova, në njërën anë, i ka bashkuar shqiptarët e Kosovës kundër Serbisë, ndërkaq, në anën tjetër, e ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës. Ai është kujdesur për popullin e Kosovës, por jo vetëm. Në vijim janë katër ekstrakte nga katër intervista të tij, njëra për shtypin gjerman (1992), tjetra për atë francez (1994), e treta (1991) dhe e katërta (1992) për ato të Kosovës”, shton ai.

Lideri i LV-së e ka publikuar edhe një intervistë të Rugovës dhënë në vitin 1992.