Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë arritur as sonte marrëveshje për bashkëqeverisje
Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë arritur as sonte marrëveshje për bashkëqeverisje.
Ndonëse takimi zgjati më shumë se tri orë – i njëjti përfundoi pa ndonjë rezultat pozitiv.
Kurti dhe Mustafa janë marrë vesh që të takohen edhe nesër.
“Takimi ka përfunduar, e vetmja gjë që e di është se të dy liderët janë dakorduar që takimin ta vazhdojnë edh nesër. Për orën e saktë, nuk jam i informuar”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa pas takimit ndërmjet Kurtit dhe Mustafës.