Lajme

Albin Kurti bënë aksident në Shqipëri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është përfshirë në një aksident në Shqipëri, duke u kthyer në Kosovë, raporton Ministria Lajmeve.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka nëpërmjet rrjetit social Facebook, i cili ka thënë se makina e Kurtit është përfshirë në një ndeshje të lehtë zinxhirore.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje të lehtë zinxhirore në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka shkruar ai.