Magazina

Albi Nako: Vajzat shqiptare, trutrasha dhe materialiste

Koreografi Albi Nako është një ndër personazhet më të lakuar mediatik, kryesisht për jetën e tij personale. Ai ka treguar së fundmi se bën pjesë tek ata persona që vlerësojnë përmbajtjen dhe jo formën. Teksa gjendet momentalisht në Itali, ku po zhvillon karrierën e tij artistike, Albi konstaton se vajzat shqiptare i kushtojnë rëndësi vetëm pamjes së jashtme dhe të ardhurave.

“Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse tek ne nuk është e turpshme të jesh “trutrashë” por truptrashë. Vashat tona nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togëza e rripit”, ka shkruar Albi në “Insta Story”.