Të fundit

Alban Selimi flet për vlerësimin e projekteve të KKSh-së: Jemi përpjekur të jemi të drejtë, transparent dhe parimor


Gazetari Alban Selimi, përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, njoftoi se vikendin që lëm pas janë përfunduar aplikimet e OJQ-vë në konkursin e informimit që ishe shpallur nga KKSh në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, përcjell MinistriaLajmeve.

Në njoftimin e Selimit thuhet se komisioni dhe monitoruesit kanë qenë të drejtë, transparent dhe të paanshëm në vlerësimin e projekteve.

Postimi i plotë i Selimit:

Këtë vikend përfunduam vlerësimin e projekteve të mediave të Luginës, që aplikuan për mbështetje financiare në Këshillin Kombëtar Shqiptar, i cili ka ndarë grante me vlerë totale 150 mijë euro, të ndara nga Republika e Kosovës.
Falenderoj KKSH-në për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në këtë proces kaq të rëndësishëm.
Si komision, bashkë me anëtarët Hasan Hasanin dhe Faruk Daliun, të dy gazetarë me përvojë të gjatë, kemi ndjekur parime të qarta dhe të pandryshueshme: prioritet iu është dhënë projekteve me qëllime të sinqerta, të dokumentuara mirë dhe të realizueshme. Vendimmarrja jonë jemi përpjekur të jetë e drejtë, transparente dhe mbi bazën e meritës, pa lënë hapësirë për ndikime politike, lidhje familjare apo perceptime individuale që mund të cenonin objektivitetin.
Një ndihmë e madhe na është dhënë nga Komisioni për verifikimin e dokumentacionit, në përbërje të Driton Bilallit dhe Alban Alilit.
Monitoruesit Zgjim Hasani, Selman Bektashi dhe Ardian Aliu treguan një qasje të admirueshme; në krye të detyrës, me përgjegjësi dhe korrektësi të plotë.
Do theksuar se OJQ-të që nuk kanë qenë korrekte në raportimin financiar, ato që kanë përfunduar në gjykata me Këshillin, si dhe OJQ ose grupe që kishin përfituar nga Ministria për Pakicat në Serbi (duke anashkaluar Këshillin) dhe tentonin të përfitonin edhe nga buxheti i Kosovës, nuk janë marrë parasysh.
Po ashtu, është rrëzuar një projekt, që Kosovës, në citat i referohej me termin “Metohi”.
Shpresoj që në të ardhmen buxheti të rritet dhe të shkojë tek ata që e meritojnë vërtet, për të mundësuar projekte të dobishme, të qëndrueshme dhe në shërbim të komunitetit tonë.
Vlerësimet sigurisht se do të publikohen shpejt nga sekretariati i KKSh-së.
Faleminderit të gjithëve për besimin dhe bashkëpunimin!