Lajme

Alarmi i ish ministrit të jashtëm Jeremiç: Vuçiç instalohet në pushtet po ndau Kosovën

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, i cili tashmë është në rolin e opozitarit, ka shpalosur sot një teori, sipas të cilës Vuçiqit do t’i zgjatet jeta në pushtet nëse do të nënshkruajë ndarjen dhe më pas njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Do të jetë shumë e vështirë që të ndërrohet pushteti në Serbi. Unë e them që edhe për arsye praktike, ne nuk mund të lejojmë Vuçiqin që të finalizojë marrëveshjen me Kosovën, ashtu siç ai pretendon, përmes korrigjimit të kufijve”, ka thënë Jeremiç , për gazetën Danas.

Sipas tij komuniteti ndërkombëtarë do ta mbështesë edhe për disa vite tjera pushtetin aktual në Serbi, në rast se Vuçiq do të jetë protagonist i një fianleje me Kosovën.

Nëse lejohet, do të jetë shumë e vështirë për të pasur ndryshime, derisa mbështetja ndërkombëtare për pushtetin aktual do të vazhdojë edhe për disa vite, siç u mbështet Sllobodan Millosheviçi pasi kishte nënshkruar marrëveshjen e Dejtonit”, ka shtuar Jeremiç.