Bota

Alarm në Gjermani: Deri në fund të javës mund të ketë 20 mijë raste ditore me COVID-19

Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier ka paralajmëruar rritje të mëtejshme të numrit të rasteve me COVID-19.

Numri i infeksioneve të reja të koronavirusit në Gjermani ka të ngjarë të arrijë në 20,000 në ditë në fund të kësaj jave, ka thënë Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi të bëjmë me rritje eksponenciale,” i tha Altmaier një konference ekonomike gjermano-franceze përmes një lidhje video në Berlin

Në Gjermani numri i infeksioneve të reja po rritet me 70-75% krahasuar me një javë më parë”, shtoi ai.

Parashikimi i Altmaier tregon se Gjermania po lufton me një ngritje më të shpejtë në rastet e koronavirusit sesa pritej më parë. Në fund të shtatorit, kancelarja Angela Merkel tha se mund të ketë 19,200 raste në ditë deri në Krishtlindje.

Të martën, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit me 11,409