Akuzat se ekipet e shpëtimit shqiptare s’kanë mjete/ Rama Rama përplaset me gazetaren
Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë akuzave se ekipet e shpëtim kërkimit të Shqipërisë kishin mangësi në mjetet e punës. Sipas Ramës, kjo është një përrallë e krijuar nga mediat, por shtoi se është i vetëdijshëm që ata nuk krahasohen kurrsesi me kolegët e tyre nga Franca, Izraeli, Turqia, apo Italia, që për kreun e qeverisë janë më të mirët në botë.
Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar…
Gazetarja: Që e kemi parë!
Rama: Që e keni treguar
Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!
Rama: Që ju e keni treguar një tjetër përrallë. Njësitë tona të kërkim shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur ato nga jashtë.
Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.
Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.