Referendum për lëvizje kufijsh në veri të Kosovës dhe në Luginë të Preshevës!
Ish shefi i CIA-së, Stiv Mejer propozon referendum në Veri të Kosovës, Bosnjë, Luginë dhe zhvendosje të popullsisë, që nuk dëshiron të mbetet në shtetin serb, të Kosovës, apo Bosnjës –transmeton INA, përcjellë nacionali.info!
“Nëse Beogradi dhe Prishtina mund të bien dakord në një takim tet-a-tet, mund të jetë e mundur të gjendet një kompromis i mirëfilltë që është i favorshëm nga të dy palët. Ata mund të fillojnë duke kuptuar që të dy palët duhet të heqin dorë nga diçka me vlerë dhe se do të ketë njerëz “të pakënaqur” si në Serbi ashtu edhe në Kosovë që nuk do të pajtohen me ndonjë kompromis të propozuar”,thotë ai.
Sipas tij, thelbi i kompromisit të propozuar mund të jetë diçka e tillë.
“Kufiri ndërkombëtar duhet të tërhiqet në lumin Ibër. Gjithçka do ti takoj Serbisë, dhe gjithçka në jug i përket një Kosove të pavarur. Shumica e serbëve në Kosovë jetojnë në jug të Ibrit, kështu që ata serbë që nuk duan të qëndrojnë nën kontrollin e Kosovës mund të lëvizin në veri, të organizuar dhe të paguar nga Kombet e Bashkuara, OSBE, BE ose ndonjë kombinim i këtyre tre faktorëve. Po kështu, të gjithë kosovarët nga veriu që nuk duan të jetojnë nën kontrollin e serbëve, mund të lëvizin në jug, në të njëjtën mënyrë si serbët”, thekson Mejer.
Sipas tij, edhe Luginës së Preshevë duhet ti mundësohet refendum për ndarje nga Serbia.
“Në frymën e kompromisit dhe pajtimit të mirëfilltë, do të ishte gjithashtu e arsyeshme të lejohen referendumet në Luginën e Preshevës, për të parë nëse ata duan të bashkohen me Kosovën, si dhe në Republikën Srpska, për të parë nëse ata duan të bashkohen me Serbinë. Sigurisht, çdo bashkim do të varet nga një referendum që do të organizohej gjithashtu në Kosovë dhe Serbi. Ndërsa kjo nuk është një zgjidhje perfekte, mund të jetë një fillim i mirë. Por që ajo të funksionojë, Serbia dhe Kosova duhet të kenë guximin”, është shprëhur ai.