Aktori shqiptar vazhdon karrierën në Hollywood, luan krah Halle Berry
Aktori shqiptar, Marko Caka, vazhdon karrierën në industrinë amerikane të filmit. Pas anëtarësimit të tij në SagAftra, kohët e fundit Marko i është bashkuar një produksioni hollivudian, ku do të luajë në krah të aktorëve të njohur, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, ai ka marrë pjesë në produksione të ndryshme filmike vitet e fundit dhe duket se nga viti në vit po arrin në tjetër nivel në Hollywood.
Tashmë ai i është bashkuar një produksioni hollivudian, ku do të luajë krah Halle Berry. Postimi i tij i fundit u motivua nga protestat dhe trazirat disaditore në Amerikë, pas vrasjes së George Floyd, me aktorin që doli kundër racizmit.
“Ne punojmë së bashku. Ne jetojmë së bashku. Ne ndryshojmë atë së bashku! Është privilegji im të punoj me ty”, shkruante aktori teksa pozon krah Halle Berry. Ndërkohë, Marko luan rolin e një gangsteri rus në “Bruised”, i cili është një film sportiv amerikan i ardhshëm, i drejtuar nga Halle Berry, me skenar të Michelle Rosenfarb. /albinfo.ch