Aktorët e humorit zihen me grushta, Lako godet me dorezë hekuri Hazizin
Aktorët e humorit janë figura të cilat përcjellin të qeshura dhe pozitivitet tek publiku madje edhe kur ata janë jashtë ekranit shpesh herë personifikohen nga rolet e tyre komike.
Por jo gjithmonë ndodh kështu. Një episod i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë pranë ish-ekspozitës ku janë përfshirë dy aktorë humori, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi.
Sipas njoftimit të policisë ata janë përfshirë në një sherr me grushte ku Lako ka goditur me dorezë hekuri Hazizin.
Ndaj Lakos ka nisur procedimi pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për akuzat “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Ledio Lako është i njohur për publikun për rolet e tij në spektalin e homorit Portokalli. Pjesë e tij ka qenë edhe aktori Gent Hazizi disa vite më parë. Nuk dihet ende shkaku përse ata janë konfliktuar. Por një gjë është e sigurt, kujtdo që i kanë parë sytë skenën e sherrit në rrugë nuk i është ngjallur ndonjë ndjenjë pozitiviteti ose buzëqeshjeje. /opinion.al