KryesoreLajme

Aktakuza: Si u planifikua vrasja e Ivanoviqit dhe si e tradhtoi sekretarja e tij?

Prokuroria Speciale akuzon 6 persona për vrasjen e Ivanoviqit, në arrati i dyshuari kryesor Milan Radojçiq

Një grup i strukturuar kriminal është themeluar në Veri të Mitrovicës që nga viti 2011.

Ndërsa të gjithë anëtarët janë udhëhequr nga dy persona.

Bëhet fjalë për Zvonko Veselinoviqin e nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojciqin.
Madje Prokuroria Speciale ka prova se me urdhër të tyre prapa shpinës është ekzekutuar politikan serb Oliver Ivanociq
Për këtë krim që ndodhi në janar të viti 2017 Prokuroria Speciale, këtë të hënë ka ngritur aktakuzë për 6 persona.
Tre nga ta ndodhen në paraburgim ndërsa në aktakuzë është përfshi edhe ish sekretaresha e Oliver Ivanoviqit Silvana Arsoviq.
Ajo akuzohet se ishte në dijeni se do të vritej Oliver Ivanoviq, dhe se qëllimisht kishte shkyçur kamerat e sigurisë.