Të fundit

Aksident në fshatin Tërrnavë, me lëndime të lehta

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në Preshevë, përkatësisht në aksin Tërrnavë- Miratoc, por siç ka mësuar Ministria Lajmeve, të aksidentuarit nuk kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Të përfshirë në këtë përplasje ishin dy vetura ku si pasojë njëra nga të aksidentuarat, ka marrur disa lëndime të lehta trupore, thuhet në rezultatin e dalur nga shërbimi i radiologjisë.Aktualisht janë duke u trajtuar në shërbimin e emergjencës në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.