Aksident i rëndë në rrugën Bilaç – Bujanoc
Në aksidentin e trafikut që ka ndodhur të mërkurën në afërsi të fshatit Borovc, komuna e Bujanocit, vozitësi (43) i “BMW”-së ka pësuar lëndime të rënda, kanë konfirmuar në Prokurorinë Publike të Vranjës, përcjell presheva.com.
Ngasësi i “BMW”-së ishte duke lëvizur nga fshati Bilaç në drejtim të Bujanocit. Për arsye të panjohura për momentin, ai ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka përplasur pjesën e përparme të një kamioni Mercedes që po vinte përballë.
Shoferii i “BMW”-së me atë rast ka pësuar lëndime të rënda fizike dhe i është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Shëndetësore Vranjë./presheva.com/