Lajme

AKR-ja jep sinjale se mund t’i bashkëngjitet qeverisjes së re të Vetëvensosjes

Aleanca Kosova e Re vazhdon të jetë parti konstriktive në krijimin e institucioneve shtetërore, kështu është shprehur kreu i saj Behgjet Pacolli.

Kështu shprehet Naim Murseli, këshilltar i Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se ky subjekt nuk do të kontribuonte në një bllokadë të mundshme politike në vend.

Postimi i plotë:

Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.

AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit.

Ashtu do të veprojmë çdo herë. Qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim! /Lajmi.net/