Lajme

AKR e Pacollit voton Qeverinë Kurti!

Albin Kurti është kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Qeveria Kurti u votua me 66 vota Për dhe 10 abstenime. Në mesin e votave PËR ishin edhe ato të AKR-së së Behgjet Pacollit, raporton Ministrialajmeve.

Këtë e ka bërë të ditur vet Presidenti i AKR-së duke publikuar lajmin në llogarinë e tij ku ka shkruar:

“AKR sapo ka votuar qeverinë e re të Kosovës! Urime të gjithë qytetarëve. “

Por ky status pas disa minutash u fshi dhe nuk figuron më në murin e llogarisë së Pacollit.

AKR-ja ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës. Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi nga kjo parti arritën të siguronin ulëse në kuadër të koalicionit me Nismën Socialdemokrate./ministrialajmeve.com