Ahmeti-Dalipi: Me dinjitet po ngulfaten damarët e qytetit, e dinjitetshëm po makijazhohen dështimet!!!
Kryetarja e njësisë numër 4 në Preshevë, nga radhët e PVD-së, Arjanita Ahmeti Dalipi, nëpërmjet një reagimi ka shprehur paknaqësinë për projektin e rrethit në Preshevë. Ajo konsideron se komuna e Preshevës ka nevojë për projekte apo investime tjera më të rëndësishme dhe prioritare se sa rrethi tek “pazari i vjetër”
Reagimi i plotë :
Me dinjitet po ngulfaten damarët e qytetit, e dinjitetshëm po makijazhohen dështimet!!!
I vetmi “sukses” me të cilin krenohen, është ky makijazh i paparë e i pakuptimtë.
Derisa damarët e qytetit rrënohen, e rrezikohet edhe vet popullata, vëmendja është te komoditeti i kabinetit, me një harxhim enorm, ku të vetmët vizita janë delegacione jo-shqiptare.
Në një papunësi të paskajshme,vendosën perde të çmimit të budallallëkut.
Nuk po kërkojmë nga ju raport se nga i merrni financat për një ekran në fushatë, i cili kushton hiç më pak se 1.000euro nata, se ju keni dëshmuar transparencën tuaj edhe gjatë pushteteve të kaluar.
Qytetari nuk po kërkon luks, po me dinjitet po lufton për mbijetesë, e dinjitetshëm do të ju ndëshkojë, në karrikën tuaj të luksit.
Dokumenti nr.1 është puna e kontraktuar, gjatë qeverisjes së Ardita Sinanit, kontratë e cila është avulluar vetëm për apetite klanore.