Lajme

Afërsia e amerikanëve me Veselin: Propozimi për pezullim 120 ditor të taksës

Zyrtari i lartë amerikan, Mathew Plamer, sot ka theksuar se për normalizim të mardhënieve të Kosovës e Serbisë, taksa duhet të pezullohet për 120 ditë. E deklarata të ngjashme vazhdimisht ka bërë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.


Palmer ka theksuar se për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve, taksa duhet të pezullohet për 120 apo 150 ditë, madje sipas tij, kjo duhet të ndodhë menjëherë.

“Në mënyrë që të rifillojë dialogu, Prishtina, theksoi Palmer, duhet ta pezullojë taksen qoftë edhe për 120 apo 150 ditë, dhe kjo duhet të ndodhë menjëherë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, për pezullim të taksës për 120 ditë, ditë më parë është deklaruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veslei.

“Propozimi i aleatit tonë strategjik, SHBA-së nuk është heqja e taksës por pezullimi i përkohshëm për ti hapur rrugë dialogut. Prandaj unë kam propozuar pezullim 120 ditor por me kushte të qarta që Serbia gjatë kësaj kohe të respektojë në tërësi mallrat e Republikës së Kosovës, lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Veseli.

Ndryshe, taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, ka ndaluar përkohësisht bisedimet mes dy vendeve.

Derisa, SHBA dhe BE vazhdimisht kanë bërë thirrje që kjo taksë të hiqet, në mënyrë që të normalizohen mardhëniet mes Kosovës e Serbisë.