Lajme

Aeroporti “Adem Jashari” ka anuluar të gjitha fluturimet për sot, 20 e 21 qershor

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se janë anuluar fluturimet për sot dhe 20 e 21 qershor.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ANP-ja ka lutur udhëtarët që për të dhëna shtesë të kontaktojnë me kompanitë ajrore.

“Ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 qershor 2020, janë anuluar. Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në postim.