Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll, ambasada e Kosovës del me njoftim
Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka raportuar për një incident ajror që ndodhi sot në Aeroportin “Sabiha Gökçen” të Stambollit. Një aeroplan i kompanisë AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga rruga e taksimit pas aterimit.
Fluturimi Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, u ndal në skajin e pistës menjëherë pas prekjes së saj. Të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt duke përdorur shkallët e jashtme, pa nevojë për rrëshqitësit emergjentë. Nuk raportohet për të lënduar, dhe udhëtarët vazhduan udhëtimin e tyre drejt destinacioneve përkatëse.
Kompania AJet theksoi se aterimi ishte i rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit avioni ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Ambasada e Kosovës në Turqi ka bërë thirrje që qytetarët të kontaktojnë për ndihmë në rast nevoje:
