Showbiz

Adelina Ismaili tregon se kush duhet të jetë në krye të LDK-së

Gara për kryetarin e Partisë Lidhjes Demokratike të Kosovës vijon ende. Këngëtarja shqiptare, Adelina Ismaili ka reaguar duke shprehur hapur zgjedhjen e saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Adelina përkrah deputeten Vjosa Osmani duke shkruajtur: “E vetmja! The Only One!”.

Artistja mund të jetë frymëzuar nga deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili tha sot se Kosova ka nevojë që të këtë më shumë femra në udhëheqje, e ku u aludua që ai e dëshiron kryetare një femër në krye të një partie kosovare.

Kujtojmë se Adelina e përkrah Partinë LDK që kur ishte lider Ibrahim Rugova.