Showbiz

ERA ISTREFI DO TË PERFORMOJË NË EVENIMENTIN MË GJIGANT SPORTIV TË VITIT

Është zyrtare! Këngëtarja e njohur Era Istrefi do të performojë në një ndër evenimentet sportive më të rëndësishme të vitit.

Era Istrefi do të performojë në kupën e botës Fifa 2019, të futbollit për femra.

Lajmin e ka konfirmuar edhe “Ussoccer Indonesia”,  faqja zyrtare në Instagram e Federatës Amerikane të futbollit në Indonezi.

Ky eveniment për femra shënon edicionin e tij të tetë dhe do të mbahet mes datave 7 qershor dhe 7 korrik 2019, në Paris të Francës.

Për Erën, nuk është hera e parë që ajo performon në një event me të tilla përmasa. Një vit më parë ajo do të ishte zëri që do të këndonte në evenimentin më të rëndësishëm botëror të futbollit “Russia 2018”, përkrah aktorit të famshëm amerikan Will Smith dhe këngëtarit Nicky Jam.