Bota

Abramovich dhe negociatorët ukrainas dyshohet se u helmuan

Miliarderi rus, Roman Abramovich pranoi disa ditë më parë që të bëhej negociator midis Rusisë dhe Ukrainës për të siguruar paqen mes dy shteteve

Wall Streat Journal duke cituar faqen ukrainase të investigimit Bellingcat raporton se ka konfirmuar që tre anëtarë të delegacionit që morën pjesë në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në natën e 3 dhe 4 mars 2022, patën simptoma të ngjashme me helmimin me armë kimike. Një prej tyre ishte sipërmarrësi rus Roman Abramovic…

Pas takimit në Kiev, Abramovich si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas zhvilluan simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të dhimbshëm si dhe rritim të lëkurës, thanë burimet për gazetën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi Shteteve të Bashkuara që të mos vendosin sanksione ndaj miliarderit, për shkak të rolit që ish-presidenti i Chelsea mund të luante për lehtësimin e negociatave për paqe me Rusinë.