Të fundit

Abazi jep dorëheqje të paverokueshme nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të PVD’s

Dr. Beqir Abazi nëpërmjet një postimi në profilin e tij të FB, ka njoftuar se ai ka dhënë doreheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat qe kishte pasur në PVD, transmeton Ministria e Lajmeve.

Sipas Abazit, njëra nga arsyet kryesore të largimit të tij nga Partia për Veprim Demokratik, është se ai nuk është përfillur dhe se është neglizhuar nga subjekti në fjalë edhe pse mbante një pozitë tejet të rëndësishme siç është ajo e Sekretarit të Përgjithshëm në PVD.

Postimi i plotë i dr. Beqir Abazit:

Pershendetje,
Miq, shok, anetare , simpatizues te PVD,
Ju informoj se nga data 29.01.2021 kam dhene dorheqje te parevokueshme nga postet qe kam pas ne PVD nga SEKRETARI I PERGJITHSHEM, anetarit te kryesise qendrore , dhe anetaresise,
Per aresyet e doreheqjes sime me shkrim ja kam ofruar organeve te PVD, kryesorja eshte se kreativitetit dhe postin qe kam pas ka sherbyer vetem ne leter duke menduar ne grupet e interesit se me kete emnin timin me kane thopit forcen e veprimit ne jeten politike duke injoruar postin dhe rendesin e funksionit te Sekretarit te pergjithshem.
Shume beteja i kam pas gjate jetes gjithnje kam dale fitimtar shpresoj qe edhe kete betej do ta fitoj ne fund.
Me shumti me dhemb fakti se atyre qe i kam dhene perkrahje ne poste qe i kane , kur nuk e kane pas te aresyeshme per nje konsult shume te vogel se bagazhi im politik eshte mbi 40 vjet.
Ne fund ju falemnderoj te gjitheve atyre qe me kane besu dhe perkrahur, dhe kerkoj nga ju qe lexoni kete informat ta merrni qet dhe pa komente.
Rrugetime te suksesshme per dy palet