Abakarov çon Shqipërinë në finalen e Europianit
Zelimkhan Abakarov është kualifikuar në finalen e stilit të lirë në peshën deri 61 kilogramë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Zagreb.
Aty do të përballet me armenin Arsen Harutyunyan. Mundësi i Shqipërisë fitoi sfidat të martën me gjermanin Stechele me rezultatin e thellë 11 – 0, ukrainasin Markovych 6 – 2 dhe gjeorgjianin Phartenadze një duel që u mbyll 4 – 4, por u favorizuar nga aksionet e Abakrov.
Ky turne është një tjetër mundësi për Zelimkhan Abakarov të marrë medalje, pasi në Botërorin e vitit të kaluar u shpall kampion në peshën deri 57 kilogramë.