Ju ka ardhur “në majë të hundës” vendi ku jetoni? Ne ju sugjerojmë 10 vendet më të paqta në botë!
Është e vërtetë se të gjithë e duan vendin ku kanë lindur, por kjo nuk do të thotë se nuk ka vende më të mira për të jetuar në botë. Duke pasur parasysh faktorët ekonomikë dhe politikë, si dhe nivelin e krimit, më poshtë mund të gjeni një listë të 10 vendeve më paqësore në botë. Këto vende janë ideale për të ngritur një familje, për të filluar një biznes, ose thjesht për të jetuar një jetë të qetë dhe të sigurt. A mund të mendosh se çfarë vendi ka në krye të listës? Është Danimarka!
- Japonia
Një nga vendet që të ofron shumë dimensione kulturore, Japonia ka ekonominë e tretë më të madhe në botë. Që nga Lufta e Dytë Botërore, ky shtet ka qenë një ndër vendet më paqësore, me pak konflikte të brendshme dhe me kriminalitet të ulët. Ato që drejtuan Japoninë vendosën siguri të lartë për të ruajtur qetësinë. Japonia është një vend i mrekullueshëm që ia vlen ta vizitosh.
- Zvicra
Duke ilustruar cilësinë e qeverisjes, Zvicra ka marrë rezultatin më të ulët të paqëndrueshmërisë politike. Është gjithashtu ndër vendet më paqësore në botë që kanë nivele të ulëta të krimit të dhunshëm. Megjithëse Zvicra është e njohur për neutralitetin e saj në çështjet politike rajonale e globale, ajo mban marrëdhënie të forta diplomatike me vende të ndryshme anembanë botës.
- Republika Çeke
Pas ndarjes së Çekosllovakisë në vitin 1989, Republika Çeke është përqendruar kryesisht në ndërtimin e një ekonomie të fortë kapitaliste dhe krijimin e një klime të qëndrueshme për investime. I njohur kryesisht për qytetin e saj madhështor, Pragën dhe bukurinë natyrore, Republika Çeke tërheq turistë nga e gjithë bota.
- Belgjika
I ndodhur në zemër të Europës, ky shtet zë një vend të veçantë. Brukseli, kryeqyteti i Belgjikës, është shtëpia e Bashkimit Europian dhe e NATO-s. Belgjika ka qytete mesjetare, kështjellat madhështore dhe bukurinë magjepsëse natyrore. Vrasjet dhe shkallët e burgimit janë të ulëta në këtë vend.
- Islanda
Duke qëndruar jashtë konflikteve kryesore në botë, Islanda rrallë ose kurrë nuk godet me tituj në gazetat prestigjoze botërore. Pavarësisht se vendi ka pësuar një rënie të vogël të ekonomisë, sërish mbetet një ndër vendet me natyrë spektakolare.
- Suedia
Edhe pse Suedia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në Europë, vendi ka një nivel të ulët plaçkitjesh (vetëm 9,000 në vit) krahasuar me Shtetet e Bashkuara (rreth 350,000 në vit)! Sipas Indeksit të Paqes Globale, Suedia është një nga vendet më paqësore në botë.
- Sllovenia
Një vend i bukur europian, Sllovenia është gjithashtu ndër vendet më paqësore në botë. Është në këtë pikë të klasifikimit për arsye të financimit e misioneve paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara, numrit të policëve dhe oficerëve të sigurisë, për nivelin e kriminalitetit të perceptuar në shoqëri, numrin e konflikteve të brendshme të organizuara, protestave të dhunshme dhe luftës së brendshme dhe të jashtme të luftës.
- Singapori
Që nga arritja e pavarësisë së saj në vitin 1965 si një republikë sovrane, Singapori gjithmonë ka qenë i përqendruar në të qenurit një fqinj i mirë me vendet e tjera, nëpërmjet vendosjes së marrëdhënieve shoqërore, paqësore, ekonomike me të gjitha vendet.
- Norvegjia
Norvegjia është vendi me nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzor në botë. Qeveria e Oslos gjithmonë vendos paqen në ballë të prioriteteve të vendit.
- Danimarka
Danimarka kryeson listën e vendeve më paqësore në Tokë pasi është me të vërtetë një vend i sigurt për të jetuar. Çështja është se njerëzit që jetojnë në Danimarkë preferojnë të përqendrohen në çështjet ekonomike, në vend që të përfshihen në konflikte të ndryshme. Populli danez është shumë miqësor, i hapur dhe i dobishëm.