Lajme

A do ta ndalojë Policia hyrjen e Crvena Zvezdës në Kosovë?

Të martën u hodh shorti për 1/8-tën e finales në Kupën e Serbisë dhe çifti më i përfolur padyshim ishte Trepça – Crvena Zvezda, ndeshje që planifikohet të luhet të mërkurën në Zveçan.

Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga institucionet e shtetit dhe organet e rendit e të sigurisë që ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje dhe të marrin masat e duhura, në mënyrë që të mbrohet integriteti i FFK-së.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë një qëndrim në lidhje me këtë çështje. “Policia e Kosovës e posedon këtë informacion dhe të njejtin është duke e trajtuar në aspektin policorë” deklaroi zëdhënësi Baki Kelani për Indeksonline.

Ndryshe, FFK-ja e ka përfshirë në këtë mes UEFA-në dhe FIFA-në, të cilave iu ka bërë thirrje që të reagojnë urgjentisht në mënyrë që të mos e lejojnë shkeljen e statuteve të tyre.