Kandidati i socialdemokratëve në Kroaci prin në garën për president, Kitaroviq e dyta
Kandidati i partisë Social Demokrate dhe ish-kryeministri, Zoran Milanoviq është duke udhëhequr në zgjedhjet për president të Kroacisë, ka bërë të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga rezultatet preliminare, raporton Reuters.
Pas numërimit të 29 për qind të votave, Milanoviq prin me 32 për qind të votave, duke e lënë prapa kandidaten e qendrës së djathtë, Kolinda Grabar-Kitaroviq e cila ka marrë 28 për qind të votave, transmeton Koha.net.
I treti në këtë garë është kandidati i pavarur dhe këngëtari njohur Miroslav Skoro, i cili ka marrë 21.8 për qind të votave.
Dy nga 11 kandidatët për president do të shkojnë në balotazh, që do ta mbahet më 5 janar 2020.