Drashkoviq: Nëse në prushin e Kosovës shpërthen flaka, do të përfshijë edhe Bosnjën edhe Maqedoninë
Kryetari i Rimëkëmbjes Serbe, Vuk Drashkoviq ka thënë se nuk mbështet qëndrimet e opozitës kundër marrëveshjes Beograd-Prishtinë, sepse mendon se ajo është kundër interesave jetike të Serbisë dhe popullit tonë.
Drashkoviq nënvizoi se sa më parë duhet të arrihet marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Nuk ka çfarë të pritet konflikti I ngrirë është agoni edhe shkatërrim i Serbisë. Ky problem duhet patjetër të zgjidhet”, mendon Drashkoviq.
Ai theksoi se ka një propozim nga BE se në çfarë mënyre të zgjidhet problemi dhe të respektohet qëndrimi i Serbisë për mos njohje të pavarësisë së Kosovës, në të njëjtën kohë kjo duhet të zgjidhet sipas modelit të dy Gjermanive që nuk kanë njohur njëra tjetrën por kanë pasur raporte të gjithanshme dhe që të dyja ishin pjesë të organizatave ndërkombëtare.
“Së pari duhet ta hedhim nga përdorimi konstatimin se nuk mund të vendosim kufi me vetveten. Kjo duket mirë kur dëgjohet, por është larg realitetit. Kosova deri në vitin 1999 ishte territori në përbërjen e shtetit të Serbisë “, ka thënë Drashkoviq.
Sipas tij, askush nuk mund të mbështes qëndrimet e opozitës serbe se në asnjë mënyrë, kurrë, për asnjë çmim nuk guxohet të marrëveshja obliguese mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është kundër interesave jetike të këtij shteti dhe popullit tonë. Mendoj se për shumë çështje mundemi shpejtë të arrijmë marrëveshje”, tha Drashkoviq.
“Nëse nesër në prushin e Kosovës shpërthen flaka, ajo do të përfshijë edhe Bosnjën edhe Maqedoninë dhe ka vetëm një forcë që mund ta ndal atë, ajo është NATO”, vazhdon ai.
“Serbia sot është një ujdhesë në oqeanin e BE-së edhe NATO-së dhe nuk ka mundësi të fluturojë deri te Rusia dhe të bëhet pjesë e aleancës ekonomike edhe ushtarake me Rusinë”, shprehet Drashkoviq duke shtuar se qytetarët janë kundër hyrjes në NATO nga mosdija dhe në masë të madhe nga inati.
“Është shumë e qartë se shumica e problemeve të sigurisë dhe zhvillimit të Serbisë do zgjidhen me hyrjen në Aleancën e NATO-së, prandaj kur shtrohet çështja e interesit nacional edhe shtetëror nuk duhet të dëgjohet shumica, mosdija dhe inati, por duhet marr vendime racionale në raport me interesin e shtetit”, potencon Drashkoviqi.