Ftohet seanca e parë e Kuvendit Komunal të Preshevës për këtë vit
Kuvendi Komunal i Preshevës do të mbajë seancën e parë për vitin 2026 ditën e martë, më 10 shkurt 2026, duke filluar nga ora 10:00, punimet e së cilës do të zhvillohet në sallën e madhe të Kuvendit Komunal.
Sipas ftesës zyrtare të lëshuar nga Kryetari i Kuvendit Komunal, në rend dite janë paraparë disa pika, derisa ajo fillestare është shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga seanca e VII-të e Kuvendit Komunal, e mbajtur më 15 dhjetor 2025.
Në këtë seancë, këshilltarët komunalë do të shqyrtojnë dhe miratojnë edhe një sërë pikash që lidhen kryesisht me raportet e punës dhe planet financiare të institucioneve publike lokale për vitet 2025 dhe 2026.
Kjo seancë pritet të jetë me rëndësi të veçantë për përcaktimin e prioriteteve institucionale dhe financiare të komunës për vitin 2026, si dhe për vlerësimin e punës së institucioneve publike gjatë vitit 2025, raporte dhe plane që përcaktojnë edhe udhëheqjen e mëtutjeshme të institucioneve publike.

