Të fundit

Mbahet mbledhja e I-rë e Këshillit Komunal në Preshevë për vitin 2026

Këshillit Komunal në Preshevë udhëhequr nga kryetarja e Komunës Ardita Sinani ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2026, një takim i rëndësishëm ku vendosën bazat e punës për këtë vit kalendarik.

​Sipas Sinanit gjatë kësaj mbledhje, shqyrtuam përgjegjësi raportet e punës dhe ato financiare të vitit që lamë pas, si dhe miratuam programet e reja për të gjitha institucionet tona: nga administrata, ndërmarrjet publike, e deri te qendrat e kulturës dhe sportit.

​Më tej Sinani ka shtuar se për neve mbetet prioritet që projektet tona të kenë ndikim direkt në jetën e qytetarëve. Prandaj, sot u fokusuam veçanërisht në:
✅ Vazhdimin e projektit të Kuzhinës Popullore.
✅ Programin e përkujdesjes për të moshuarit tanë.
✅ Hapat konkretë drejt sanimit energjetik për një Preshevë më eficiente.

​Llogaridhënia dhe transparenca janë udhërrëfyesit tanë. Po punojmë me përkushtim që çdo plan i miratuar sot të kthehet në një shërbim më të mirë për ju!

​Vazhdojmë me punë e përkushtim! ✍️