Liderët politik të Luginës takim me Kurtin, ende nuk ka marrëveshje për KKSH-në

Data 13 janar është afati i fundit për krjimin e shumicës së re për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në të kundërtën Beogradi do të emërojë një organ i përkohshëm që do të udhëheqë me KKSH deri në zgjedhjet e parakohshme.


Kështu është bërë e ditur nga shkresa e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi, Tomislav Zhimanov, nëpërmjet një njoftimi dërguar kryetari të KKSH-së, Ragmi Mustafit.

Gjatë ditës së sotme siç është njoftuar Ministria e Lajemeve, ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, për marrëveshjen e ndërtimit të koalicionit. Mirëpo sipas informacioneve jo-zyrtare, ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare, edhe pse në tavolinë është propuzuar udhëheqje me rotacion mes PVD-së e LPD-së.

Lajmi do të jetë në përditësim