Të fundit

Konkurs për pranimin e pjesëtarëve të rinj në njësitë zjarrfikëse-shpëtuese – vende të hapura edhe për Bujanoc dhe Preshevë

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë ka shpallur konkurs për regjistrimin e 300 kandidatëve në trajnimin bazë profesional për kryerjen e punëve zjarrfikëse-shpëtuese.

Në kuadër të këtij konkursi janë paraparë edhe vende për komunat me shumicë shqiptare:

1 kandidat për nevojat e Njësisë zjarrfikëse-shpëtuese në Bujanoc (territori i Komunës së Bujanocit);

3 kandidatë për nevojat e Njësisë zjarrfikëse-shpëtuese në Preshevë (territori i Komunës së Preshevës).

Kushtet e konkursit

Të drejtë aplikimi kanë personat që plotësojnë këto kushte:
të jenë shtetas të Republikës së Serbisë;
të kenë së paku një vit vendbanim në territorin e njësisë organizative për të cilën shpallet konkursi, deri në ditën e mbylljes së konkursit;
të jenë nga 19 deri në 30 vjeç;
të kenë të përfunduar arsim të mesëm;
të mos kenë pengesa të sigurisë për punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme;
të plotësojnë kriteret shëndetësore, psikofizike dhe aftësitë bazë motorike.
Për vendin e punës zjarrfikës-shpëtimtar – shofer, kandidati duhet të posedojë patentë shoferi të kategorisë “C”. Të drejtë aplikimi kanë edhe personat që posedojnë patentë të kategorisë “B”, me kusht që kategorinë “C” ta përfundojnë brenda 18 muajve pas përfundimit të trajnimit bazë.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Aplikimi me dokumentacionin përkatës dorëzohet në stacionin policor sipas vendbanimit të kandidatit, brenda 30 ditëve nga data e publikimit të konkursit në gazetën ditore “Politika”.
Çdo kandidat mund të dorëzojë vetëm një aplikim. Kandidatët që plotësojnë kushtet për më shumë se një njësi zjarrfikëse-shpëtuese janë të obliguar të përcaktojnë renditjen e njësive për të cilat aplikojnë.

Dokumentacioni i nevojshëm

Me formularin e aplikimit (i cili mund të merret në stacionin policor ose online), kandidatët duhet të dorëzojnë:
ekstrakt nga kartela shëndetësore;
vërtetim për shtetësi (jo më i vjetër se 6 muaj);
certifikatë lindjeje;
vërtetim nga gjykata themelore dhe ajo e lartë se nuk zhvillohet procedurë penale ndaj kandidatit;
kopje të noterizuar të diplomës së arsimit të mesëm;
letërnjoftim (kopje e çipuar ose e noterizuar);
kopje të noterizuar të patentës së shoferit (kategoria “C” ose “B”, sipas rastit).

Personat që janë pjesëtarë të njësive vullnetare zjarrfikëse duhet të dorëzojnë edhe dëshmi për provimin e dhënë për këtë status.
Ministria rekomandon që kandidatët vetë t’i sigurojnë dokumentet që lëshohen nga organet shtetërore, për të përshpejtuar procedurën e përzgjedhjes.

Publikuar më 26.01.2026.
Dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve është 25.02.2026.

Në linkun e mëposhtëm mund ti gjeni formularët e aplikiit:
https://www.copo.edu.rs/konkurs-za-upis-na-osnovnu-obuku-pripadnika-vatrogasno-spasilackih-jedinica-2/