Preshevë: Shënohet protesta përkujtimore e largimit të Lapidarit
Sot, në Preshevë, përpara vendit ku ishte i vendosur Lapidari i Dëshmorëve të Kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, në oborrin e objektit të Komunës së Preshevës, u shënua një protestë përkujtimore në shenjë reagimi ndaj largimit të këtij lapidari nga forcat policore serbe – xhandarmëria, para plot trembëdhjetë vitesh.
Në këtë protestë ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit lokal në Preshevë, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), të cilët riafirmuan përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe respektimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në këtë rajon.
