Ardita Sinani nderohet me titullin “Ambasadore e Paqes”
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, është nderuar me titullin “Ambassador of Peace” (Ambasadore e Paqes) nga organizata World Peace Organization.
Ajo bëri të ditur se ky vlerësim pasqyron angazhimin e Komunës së Preshevës në forcimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në nivel lokal dhe rajonal.
Gjatë takimit ku iu nda ky titull, të pranishëm ishin Prof. Dr. Rabit Sadiku, Prof. Dr. Agim Rushiti, Prof. Dr. Halil Ajvazi dhe Mr. sci. Hajrie Klaiqi.
Sinani shprehu mirënjohje të veçantë për Prof. Dr. Rabit Sadiku për kontributin e tij, duke theksuar se do të vazhdojnë me përkushtim në këtë drejtim.
