Bota

Donald Trump: Iranit do t’i duheshin 20 vjet për t’u rindërtuar nëse largohemi që sot

Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur nga Zyra Ovale tha se Iranit do t’i duheshin 20 vjet për t’u rindërtuar nëse SHBA-të do të largoheshin tani.

Ai deklaroi se e kishin shkatërruar Iranin dhe se ishin të fituar edhe nëse do të largoheshin tani nga vendi i Lindjes së Mesme.

Ata kishin një marinë me 159 anije dhe tani çdo anije është bërë copë-copë dhe ndodhet në fund të ujit. Mendoj se fituam, nëse do të largoheshim tani, do t’u duheshin 20 vjet për ta rindërtuar. Jemi në gjendje të mirë“, thotë ai.

Ai gjithashtu përsëriti kushtin e SHBA-së se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore në asnjë mënyrë.

“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Nëse kjo do të ndodhte, e gjithë bota do të ishte peng, ky është mesazhi im i vetëm”, tha Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *