LajmeTë fundit

Medreseja e Luginës së Preshevës lëshon këtë komunikatë për opinion

KOMUNIKATË

Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës!

Pa dyshim se jeni dëshmitarë të disa akuzave dhe shpifjeve të cilat ditëve të fundit po adresohen në drejtim të Medresesë së Luginës së Preshevës dhe atë nga një individ skajshmërisht i papërgjegjëshëm dhe aspak serioz për misionin që ka ai si hoxhë.

Andaj, ne si Medrese e Luginës së Preshevës shprehim pakënaqësinë dhe kundërshtimin tonë ndaj këtyre akuzave e njëherësh vendosëm, më në fund që t’i përgjigjemi këtij njeriu dashakeq duke demantuar veprimet e tija denigruese. Pikësëpari, ne kërkojmë ndjesë nga të gjithë ju, sepse jemi të vetëdijshëm rreth situatës në të cilën po kalojmë ne shqiptarët e Luginës së Preshevës. Që të gjithë, pa dallim e dimë mirëfillin se si shoqëri jemi duke përjetuar momente dramatike gjatë hapërimit tonë kundruall situatës politike në vendin tonë. Aktualisht gjendemi në kohën, siç thonë anglezët: “Be or not to be”, gjegjësisht: “Të jesh apo të mos jesh”. Andaj, medomemos ndjehemi të mërzitur dhe të ngushtuar që këto probleme tona t’i paraqesim para jush, por besoni dhe të jeni të bindur se padrejtësisht jemi duke u akuzuar nga individi në fjalë, e të cilit jemi të detyruar t’i themi si vijon:

1. Zotëri! Kush je ti që pa pikë turpi dhe pa aspak frikësim nga Zoti i Lartëmadhërishëm shpifë dhe shantazhon kundër këtij tempulli të shenjtë i cili mision të vetin e ka gatimin dhe përgatitjen e shërbëtorëvë të denjë të fesë dhe kombit tonë?!!!

2. Kujt po i shërben ti?!!!

3. Na trego të lutemi se çka po të mundon ty? Apo mos vallë ne do të marrim përgjegjësinë për t’i treguar opinionit mbarë se ç’farë të mundon ty, ngase ne veç e mësuam diagnozën tënde se ti personalisht vuan nga dy sëmundje shpirtërore, e që janë: Xhelozia dhe Vetëpëlqimi.

Së pari ty të kaplon xhelozia kur vëren dhe nuhatë suksesin e dikujt i cili nuk mendon si ti, ndërsa e dyta kuptuam se ti qenke një vetëpëlqyes, ngase egoja jote pëlqen vetëm se punën tënde e të askujt tjetër sadoqoftë pozitive ajo.

Zotëri! Për ty Medreseja dhe stafi i saj deri dje ishin shembull, së paku kështu vetë deklaroheshit, e ndërsa brenda natës ajo u “shndërrua” hiq më shumë se një “qebaptore”. Si nuk ke fije turpi, të shprehesh aq vullgarisht ndaj Medresesë së bekuar në të cilën mësohen fjalët e Allahut xh.sh., dhe ato të Profetit tonë të dashur, Muhammedit .s.a.v.s.

Ti bën thirrje për t’ia “ndryshuar fasadën“ e saj, apo mos vallë ke dashtur të thuash se ti do të mbjellësh “Fesad”, respektivisht përçarje në të, ndërsa ne të themi se kurrën e kurrës s’ke për të arritur një qëllimi të tillë dhe a e di se pse? Ngase Allahu Fuqiplotë nuk e do Fesadin-përçarjen.

Pse nuk e ke thënë edhe këtë kur ke dalur e ke shkretuar para besimtarëve se së paku ky tentim pëçarje nga ana jote është e vërtëtë, për dallim nga shumë fjalë tuaja të pavërteta, trilluese, mashtruese e sharlatane.

Sikur të të pranohej kërkesa për tu kyçur në procesin arsimor kur ju pate drejtuar Medresesë për t’u bërë pjesë e këtij kolektivi, vallë, a do t’i flisje këto fjalë të paskrupullta e të pa cipë për Medresenë të cilat po i cicërron vazhdimisht si papagaj këto ditë?! Me të drejtë të pyesim:

Pse po rradhitësh në “kolonën” e armiqëve të Medresesë të cilët njëkohësisht identifikohen si armiqë të kësaj feje?!

– Zotëri! Ti po harron se Medreseja po zhvillon aktivitetin e saj falë përkrahjes së shumë bijëve e bijave shembullore të këtyre trevave tona të cilët pa hezitim ndajnë nga mundi i tyre mjete materiale vetëm e vetëm që Medreseja të zhvillojë lirshëm aktivitetin e saj dhe t’i mbijetojë sfidave të kohës.

Medreseja, pra “gjaku i saj që qarkullon në damarët e vet” është paraja hallall që vjen nga bashkëqytetarët tanë si nga vendi ashtu edhe nga diáspora. Sikur ajo të “mbahej” ashtu siç t’i ke propozuar ,sigurisht se ajo shumë shpejt do të mbyllej, na ruajt Zoti.

Mos u mundo që nga një shkak i paqenë , të gjeshë preteks domosdosmërisht për ta sulmuar Medresenë.

Mjerisht, je bazuar gjoja në thyerjen e notës së nxënësëve, ndërsa pastaj e ke shpalosur armiqësinë tënde që në zemrën tënde e paske pasur të ngulitur kundër Medresesë. Edhe po deshe, assesi nuk ke mundësinë që ta mohosh këtë fakt të argumentuar me prova bindëse. Përkundrazi, duhet të të ngulitet fortë në kokën tëndë kjo e dhënë e pakontesueshme, sepse edhe më herët ta kemi thënë, por si gjithnjë ti në stilin e “Donkishotit” as që ke dashur të dëgjosh shpjegimet tona, se nota e thyer e sjelljes do të shërbejë vetëm si preventivë që nxënësit ta kuptojnë se duhet të respektojnë shkollën e tyre. Pastaj, kjo thyerje e notës ka qenë afatshkurtër. Këtë ua kemi thënë edhe nxënësëve. Fatmirësisht, ata e kanë kuptuar dhe kanë pranuar një vendim të këtillë.
.

Personalisht ti na ke sygjeruar që nipin tënd ta përjashtojmë nga shkolla me qëllimin, siç pohoje ,” të marrin mësim të tjerët”. Mirëpo, ky sygjerimi i joti paska qenë djallëzor dhe me prapavijë dinake.

Ne morrëm vendimim vetëm për thyerjen e notës, ndërsa ti more vendimin e tërheqjes së dokumenteve edhe pse të kemi sygjeruar se një hap i tillë është i gabushëm nga ana juaj. Megjithatë ti u tregove kokëfortë dhe i padëgjueshëm ndaj sygjerimeve tona dashamirëse. Rezultoi se vendimi ynë ishte pikërisht që të marrin mësim nxënësit tanë. Kjo çështje ishtë si rezultat i frymëzimit nga ajeti Kur’anor në të cilin flitet për Kisasin-ekzekutimin e dënimit ndaj atij që e meriton atë, e të cilin ti e di shumë mirë urtësinë e tij.

Pra, të ketë hapësirë për zhvillim normal të jetesës, e kursesi t’i shkatërrojmë ata nxënës. Pikërisht kjo edhe ndodhi, ngase pas përmirësimit të sjelljes së nxënësëve morrëm vendimin e radhës e që është përmirësimi i notës së sjelljes dhe ja që ata po vazhdojnë së vijuari mësimet pa as edhe të vetmën pengesë. Përjashtim nga kjo bëjnë ata dy nxënës që prindi, repsektivisht xhaxhai i tyre vullnetarisht i tërhoqën dokumentet e dy nxënsve në fjalë nga shkolla. Kështu që për gjendjen e tyre momentale më e udhës do të ishte që ti ta kërkosh përgjegjësinë te vetëvetja juaj para se të drejtohesh kah Medreseja, ngase ti personalisht je shkaku që nipi yt është vetëlarguar.

Prandaj , opinon i nderuar:

Zotëria në fjalë në çdo paraqitje të tij, qoftë me anë të postimeve apo lidhjeve të drejtpërdrejta në rrjetet sociale ka radhitur një varg akuzash të pavërteta ndaj Medresesë, e veçanërisht ndaj udhëheqësisë së saj.

Ndaj, zotëri! Duhet ta kuptosh se nuk të shitet më në popull dinakëria jote në stilin e një të viktime ku flet e betohesh se kinse vetëm se ti paske të drejtë në atë që proklamon e sidomos kur është fjala te vetëgjykimi jot në stilin e inspektorit të arsimit, e pastaj “vlerësimi” jot rreth “kualitetit të mësimit” në Medrese.

Mjerisht, nuk kuptuam qëllimin tënd dinak të mëhershëm të gërshetuar me lojën tënde ledhpërake kur kërkoje planprogramin shkollor se çka mësohet në MEDRESE.

Edhe pse ti e kërkoje kinse për qëllime tjera, por tani e mësuam se në fakt, për realitet të hidhur, ti e paske kërkuar për ta degraduar Medresenë. Mos e moho edhe këtë, sepse e ke dëshmuar me paraqitjet tuaja të maskuara gjoja për të paraqitur “kualitetin e dobët” që Medreseja servon.

Si nuk turpërohesh që ke marrë rolin e inspektorit të arsimit. Po kush të autorizoi ty për këtë paturpësi ore zotëri ?!

Vërtëtë ti mirë e ke aktëruar edhe rolin e inspektorëve të shtetit duke marrë dëshmitë tona, duke i shkruajtur emrat tanë në letër. Nuk po dimë a të qeshim, apo, të qajmë me këtë mentalitet tëndin të lig?!

Po pse or burrë nuk shkon e ta qetësosh situatën në xhaminë tënde ku shërben një kohë goxha të gjatë e të vlon për çdo ditë nga problemet që vetë ti i ke prodhuar me përçarjen tipike të stilit tënd kontravers, por vjen e na shetë mend neve këtu?! Mjaft je treguar qesharak, por do të thonim më shumë mjeran.
Në përfundim, për hirë të opinionit të gjerë obligohemi t’i cekim edhe këto të dhëna si në vijim:

1. Zotëria ka bërë më herët kërkesë për punësim tek ne, ku për këtë cështje kemi dëshmi të cilën do ta paraqesim në vijim.

2. Teoria e tij se Medreseja ka përjashtuar nxënës nuk qëndron, ngase pasojat rëndojnë mbi të, për shkak të tërheqjes vullnetrare të dukumenteve të nipit të tij. Pra, ai me kërkesë për tërheqjen e dokumenteve iu është drejtuar Medresesë.

3. Më parë e lavdëronte vazhdimisht Medresenë, kurse në momentin që iu refuzua kërkesa për punësim, i njëjti rreshtohet kundër saj edhe pse Medreseja nuk është ”Enti për punësim” apo ndonjë fontanë dëshirash që kush dëshiron të vijë e të punësohet. Pra, aty ka rregulla e jo vend tekesh personale për kërkim pune edhe atëherë kur nuk është hapur konkursi.

Një gjë e tillë ligjërisht bëhet në përfundim të vitit shkollor.

4. Zotëria me vetëdëshirë ka bërë tërheqjen e dokumentacionit të nipit të tij. Do të thotë, nuk ka vend për përgjegjësi për mos përmirësimin e notës së sjelljes edhe të nipit të tij, sikurse nxënsve tjerë. E si të bëhet përmirësimi kur ai vullnetarisht nuk është më nxënës i Medresesë duke nënshkruar me vetëdëshirë për tërheqjen e dokumentacionit të nxënësit në fjalë.

5. Zotëria nuk e flet të vërtetën kur mundohet ta degradojë autoritin e koordinatorit të Medresesë kur në një prononcim të tij thotë se, “ vetë koordinatori shpjegon lëndën mësimore nga libri i përkthyer nga ish -profesori S.SH. Në këtë rast ose nuk po e thotë të vërtetën zotëria në fjalë ose ish profesori, sepse ish-profesori nuk ka libër të përkthyer për lëndën në fjalë.

Vetë nxënësit janë dëshmitarë se koordinatori nuk shpjegon nga asnjë libër tjetër, pos atij që është i paraparë sipas plan-programit mësimor për lëndën përkatëse. Me një fjalë, ky është libri nga i cili nxënësit mësojnë edhe në Medresenë “Gazi Isa beu” në Shkup.

6. Zotëria ka shantazhuar dhe lidhur me atë se sekretari i Medresesë nuk na qenka jurist. Konform këtij shantazhi ordiner ne atij ia parashtrojmë këtë pyetje: Cili nga sekretarët e medreseve simotra në rajonin tonë është me profesion jurist? Në anën tjetër, përkitazi me pohimet e tija kryekëput të pabaza dhe të paargumentuara që kanë të bëjnë me raportet që na kishte qenë dashur t’ia dërgojmë drejtorisë, protagnostit në fjalë i përgjigjemi se ne vazhdimisht kemi dërguar dhe vazhdojmë të dërgojmë raporte në qendër, gjegjësisht në Bahkësinë Islame si dhe në drejtorinë e Medresesë amë.

Dhe krejtësisht në fund, i themi zotëri hoxhës: Merru me hallin tënd e na le të qetë t’i kryejmë punët tona për të cilat jemi të ngarkuar.

Kjo është hera e parë dhe e fundit që merremi me ty, por e bëmë këtë për hirë të informimit të drejt të opinionit të gjerë.

Ne nuk merremi me këso lloj njerëzish. Assesi nuk synojmë nënçmimin e personalitetit të tij, por vërtetë kemi shumë punë që na presin përpara e që janë më të rëndësishme për ne dhe më të dobishme për mbarë shoqërinë tonë.

Njofton sektori për informim pranë Medresesë së Luginës së Preshevës.