LajmeTë fundit

PVD demanton akuzen e APN-se (foto-dokument)

Partia per Veprim Demokoratik eshte akuzuar nga subjekti Alternativa per Ndryshim(APN), per keqperdorime te parase publike, mbreme gjate emisionit ne tv-dukagjini, ku i pari i Komunes e akuzoi PVD per hajni dhe korrupsion.

Ja dhe reagimi i plote i PVD- se qe ka bere ne faqen zyrtare

Partia e mashtruesit politik të Preshevës, po vazhdon me politikën e fabrikimit të “skandaleve” përmes së cilës po mundohet të fshëhë skandalet e veta të përditshme.

Mashtruesit preshevarë politik, paskan ra në hall për një borxh të cilin, gjoja PVD, ja paska bërë buxhetit të komunës, në një nga restaurantet përskaj korridorit 10.

Sulmet e fabrikuara për një temë inekzistente janë vetëm vazhdimësi e sulmeve të përditshme të APN-së dhe anëtarëve të saj, ndaj PVD-së dhe udhëheqësisë së saj, të cilës, e kemi mëse të qartë, ja keni frikën.

Për gati 29 vjet të ekzistimit të vet PVD, gjithmonë borxhet e veta i ka paguar vet.

Në filozofinë e saj nuk ka qenë kurrë e as që do të jetë që borxhet e veta t’ia faturojë dikujt tjetër.

Edhe “borxhi” për të cilin flasin mashtruesit politik preshevarë, është borxh i paguar nga buxheti i PVD-së, më 26 shkurt 2019, të cilin e dokumentojmë me faturën që po ja bashkangjesim këtij shkrimi.

Prandaj, mashtrues politikë të APN-së mos shpifni tema inekzistente, sepse me trillimet e tuaja të përditshme jeni bërë të neveritshëm, jo vetëm për ne, por, edhe për mbarë Preshevën dhe Luginën e Preshevës.

Më tepër se të merreni me PVD-në ju duhet të jepni përgjigje për borxhet e tuaja astronomike që po ja krijoni komunës, e për të cilat nuk do të merren veç mediat, por edhe institucionet e tjera kompetente.

Ne e kemi të qartë se para seancës së ardhshme të Kuvendit komunal, të cilën e keni caktuar për të hënën e ardhshme, ju duhet të krijoni tema tjera për ta tërhequr vëmendjen nga megaskandali i drejtorit tuaj, i cili, siç po ndëgjojmë paska punë me prokurorinë speciale për shpërlarjet e parave të buxhetit tuaj.

Ju lutem mos hyni në bllokadë për 5 mijë dinarë, sepse gjatë ditës së sotme më janë lajmëruar disa donatorë të gatshëm për t’ua paguar bllokadën.

Unë jam plotësishtë i vetëdijshëm se problemi juaj nuk është te 5 mijë dinarët.

Ju keni halle më të mëdha. Ju keni premtimet e dhëna e të parealizuara:

Ju keni premtuar hapjen e gjykatës së Preshevës, sot keni përfunduar në kërkesën për caktimin e ditëve të gjykimit, një zgjidhje tipike e filmve Western.

Ju keni premtuar hapjen e kufinit me Maqedoninë, sot e pranoni se vetëm po mundoheni. Ju keni premtuar qindra vende pune, ndërsa të vetmen punë që po e bëni është që përmes stërngarkimit të buxhetit të komunës të punësoni bashkëpartiak dhe të paguani këshilltarët e blerë.

JU keni premtuar e keni premtuar dhe tash e keni dertin se pallavrat e tuaja më nuk po shiten.

Prandaj, ju duhet një fajtorë dhe këtë po mundeni ta gjeni te dikush nga jashtë që paska ardhe në Preshevë me bo përçarje.
Politikë tipike staliniste e një “demokrati evropian”.

JU harroni se PVD është parti rajonale, se kuadrat e saja janë nga tri komunat.

Pra, halli nuk është te borxhi prej 5 mijë dinarë, por,të fakti i vetëdijsimit të votuesit preshevarë ndaj jush dhe kjo ju brengosë.

Ata e kanë kuptuar tashmë se ju nuk jeni asgjë më tepër se mashtrues politik.

Sa për mua, unë që moti e kam të qartë se nuk paraqitni asgjë më tepër se Baroni Minchhauzen.

PS. Nëse nuk e di kush është Baroni Minchhauzen, lexoni pak, së paku gjermanishten duhet ta dini mirë.

Partia për Veprim Demokratik
shërbimi për informim