Të fundit

Kryeministri Ramush Haradinaj i kundërpërgjigjet Mogherinit

Kryeministri , Ramush Haradinaj i është përgjigjur deklaratave të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini e cila tha se nuk do të ketë dialog, pa u hequr taksa e vendosur ndaj Serbisë. Haradinaj sot në konferencën për media, pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë ashtu siç i ka hije. Madje, sipas tij Mogherini është duke zhvilluar dialog të fshehët, ai i bën thirrje t’a nxjerr në dritë dialogun që është duke u bërë fshehtas. “Mogherini ka mbajte ashtu një dialog si gjysmë të fshehët dhe ka vazhduar me të dhe ajo është veç për me nxjerr dritë atë dialog, pra mos me mbajte fshehët , le ta nxjerr në tavolinë, lë të vazhdon dialogu si i ka hije. Ne tash e kemi dialogun shtetëror e kemi platformën , mendoj që është mirë me vazhdu dialogu”, tha Haradinaj,