LajmeTë fundit

Vulin: Vuçiq është një makth për Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka reaguar pasi avokati Tomë Gashi, ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ditë më parë kishte reaguar ashpër dhe kishte mohuar masakrën e Reçakut.

Pas këtyre deklaratave më 6 dhjetor, avokati Tomë Gashi kishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E pas këtij kallëzimi penal të avokatit Gashi, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka reaguar duke thënë se, Vuçiqin nuk mund ta gjykojë askush
“Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të dalë në gjyq kundër Aleksandar Vuçiq”, deklaroi Vulin.
Sipas Vulinit, të gjithë serbët që thonë të vërtetën në lidhje me masakrën e Reçakut, janë një makth i vërtetë për kosovarët.