Deklaroi të vjedhur “AMG” në Vlorë, policia zbulon planin që kishte kurdisur kosovari dhe dy të tjerë
Një 29-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi në bashkëpunim me një shtetas italian M. C., dhe një person nga Kosova me iniciale F.H.
E gjithë historia ka nisur në 31 tetor, kur Gëzim Hasani, i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz S Class 63 AMG”.
Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet dhe nga verifikimet e bërë, është arritur që të vërtetohet se Hasani ka bërë kallëzim të rremë para organeve të policisë, pasi në bashkëpunim me dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim, kanë dashur ta shesin automjetin në fjalë për qëllime përfitimi.
Bëhet fjalë për një “Mercedes Benz S Class 63 AMG” i vitprodhimit 2019, makinë të cilin, Hasani e kishte blerë në Gjermani me kësti në një kompani.
Blutë e Vlorës sqarojnë se automjeti do kapte vlerën e 180 000 €uro nëse do të shitej sipas planit të bashkëpunëtorëve të mësipërm.
Pasi është zbuluar skema, policia ka arrestuar Gëzim Hasanin, si dhe ka shpallur në kërkim dy shtetasit e tjerë, italianin M.C dhe kosovari F.H.