Gjenden paratë e grabitura në Rinas
Hetuesit sigurojnë provën e fortë që lidh të arrestuarit me grabitjen në Rinas përmes gjetjes së prerjeve 50 euro me numra të njëjtë serie me ato që grupi i Admir Muratajt rrëmbeu nga barku i avionit disa muaj më parë në aeroportin e vetëm të vendit.
Report Tv raporton se se disa prej të arrestuarve për grabitjen e Rinasit u janë gjetur para të cilat korrespondojnë me ato të marra në pistë.
Prerjet janë 50 euroëshe dhe kane nr serie të njëjta me ato që bankat do dërgonin jashtë vendit.
Nuk dihet ende nëse sasia e gjetur përkon me të gjithë shumën e parave të marra gjatë grabitjes apo kemi të bëjmë vetëm me një pjesë të tyre.
Megjithatë, tashmë prokuroria ka në dorë provën më të fortë që lidh grupin e të arrestuarëve me akuzën e grabitjes me ngjarjen.