9 kompani nga Presheva, 9 nga Bujanoci dhe 1 nga Medvegja fitojnë mjete nga Trupi Koordinues
Dhënia e kontratave për fonde të pakthyeshme për sipërmarrësit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, e cila ishte siguruar nga Trupi Koordinues edhe për këtë vit, është kryer në amfiteatrin e Departamentit të Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc.
Përveç Kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë, Zoran Stankovic, në konferencën për shtyp morën pjesë Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, Benik Sadiku nga Departamenti i Financave në Preshevë dhe kryetsri i Medvegjës, Nebojsha Arsic, si dhe biznesmenë të zgjedhur nga keto komuna.
Me këtë rast, Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, deklaroi se një nga gjërat më të rëndësishme është se biznesmenët të cilët morën mjetet u zotuan të punësojnë 36 punëtorë.
Gjithsej 19 kompani morën grante, 9 nga Presheva, 9 nga Bujanoci dhe 1 nga Medvegja. Kompanitë nga Presheva kanë marrë 18,227,256 dinarë, kompania nga Medvegja ka marrë 2,478,000 dinarë, ndërsa kompanitë nga Bujanoci kanë marrë 19,294,700 dinarë.