741 raste me Covid-19 në Serbi, në Preshevë dhe Bujanoc nuk ka raste të dyshuara
Në Serbi sipas të dhënave deri në ora 15 të ditës së sotme janë shënuar gjitshej 741 raste të konfirmuara me virusin korona, ndërsa nga ky virus jetën e kanë humbur deri më tani 13 persona.
Sipas komunikatës të Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë testuar mostra e 376 personave, 82 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 294 negativë ndaj Covid-19.
Në laboratorin kombëtarë të referencës “Torlak” janë testuar gjitshej 2.462 persona që kanë plotësuan kriteret për përcaktimin e çështjes.
Komuna e Bujanocit vazhdon ti bëjë ballë Covid-19, deri në këto moment nuk ka raste të dyshuara.
Mjeku Adnan Salihu i ka thënë presheva.com se, “Deri sot nuk ka të infektuar, këtë e konfirmuar edhe Enti Higjienik i Vranjes”.
E njeta situatë është edhe në Komunën e Preshevës, raste të dyshuara me Covid-19 deri në këto moment nuk ka, përfaqësuesit institucional dhe shëndetësorë gjithnjë bëjnë thirrje që popullata ti respektojë masat e dnërmarra me qëllim që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë.
Nga ana tjeter sipas burimeve policore të presheva.com, në komunën e Bujanocit ora policore është duke u rrespektuar maksimalisht dhe qytetarët tashmë janë vetëdijësuar.
Sipas të njetit burim, këtyre ditëve thuhet se nuk ka aptur raste të cilët kanë thyer rregullat e orës policore.