6 deputetët që e njohin pavarësinë e Kosovës, vjen reagimi nga Serbia
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë, Djordje Miliçeviq ka thënë sot se deputetët boshnjakë të Sanxhakut dhe deputetët e Luginës së Preshevës “kanë shkelur rëndë Kushtetutën e Serbisë duke njohur publikisht pavarësinë e Kosovës dhe hapur kanë dalë në anën e atyre që e kërcënojnë sovranitetin e shtetit të Serbisë”
“Ata që morën pjesë në zgjedhje dhe fituan ulëset parlamentare me vetëm 0,5 përqind të votave, i japin vetes të drejtën të njohin publikisht shkëputjen e një pjese të vendit tonë dukeiu përkulur Albin Kurtit,” tha Miliçeviq në një deklaratë, shkruan Kosovo Online.
“Ne thjesht po pyesim nëse Sulejman Ugljanin do të kishte shkuar te Kurti sot nëse ai do të ishte ende një ministër në Qeverinë e Republikës së Serbisë. Është e qartë se Ugljanin dhe një grup njerëzish me mendje zgjedhin kur Serbia është nëna e tyre dhe njerka sipas interesave të tyre”, ka thënë ai.
Ai e vlerësoi këtë akt si “një shkatërrim të hapur të rendit shtetëror”, duke theksuar se është bërë nga deputetët në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Serbisë, i cili është organi më i lartë i pushtetit legjislativ dhe kushtetues.
“Në vend që të mbrojnë shtetin në të cilin ata jetojnë dhe kanë të gjitha të drejtat civile, njerëzore dhe të pakicave, ata moral politik dhe njerëzor po përpiqen të përfitojnë politikisht nga një sjellje e tillë,” tha Miliçeviq.
Gjashtë deputetë të Kuvendit të Serbisë kanë vizituar dje kreun e Qeverisë së Kosovës në zyrën e tij në Prishtinë. Sipas një komunikatë të lëshuar nga zyra e Kurtit, thuhet se ata njohin pavarësinë e Kosovës dhe se përkrahin kreun e ekzekutivit.
“Gjashtë deputetë të Kuvendit Popullor të Serbisë e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e përkrahin Qeverinë Kurti. Z. Sylejman Ugljanin, kryetar i Partisë Aksioni Demokratik i Sanxhakut, z.Shaip Kamberi, shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, deputetët z.Enis Imamoviq, znj.Nadije Beqiri, z.Mirsad Hodzhiq, z.Argjend Bajrami, z.Selma Kuçeviq, ia shprehën gjithë përkrahjen e tyre Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin që patën sot në zyrën e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Qeverisë.